17:07 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Coutinho me Lewandowskin po e “shkelin” Werderin e Rashicës

Werder Bremen e nisi mjaft mirë ndeshjen duke realizuar përmes Rashicës, por kjo ishte krejt çfarë treguan mysafirët deri më tash.

Bajerni iu kundërpërgjigj fillimisht me dy gola përmes Coutinhos dhe Lewandowskit në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa të njëjtit realizuan edhe nga një në pjesën e dytë duke mos i dhënë gjasa fare Bremenit, shkruan Indeksonline.

Golin e pestë e realizoi Muller, ndërsa Coutinho deri tani arriti dy gola dhe dy asistime.

Rezultati momental, 5:1 për Bayernin./Indeksonline/