75 Mall Live Search
13:55 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Coutinho mund të rikthehet në Premierligë, te rivali i madh i Liverpoolit

Manchester United thuhet se ka hapur bisedime për të nënshkruar yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

“Goal.com” ka raportuar se Manchester United janë duke kërkuar për të siguruar një marrëveshje për brazilianin i cili u largua nga Liverpooli për të shkuar në Camp Nou për 143 milionë euro në janar të vitit 2018.

Gjithashtu thuhet se për lojtarin janë të interesuar Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Katalonasit mund të tentojnë një rikthim të Neymar ose një ofertë të madhe për Mbappe dhe nëse kjo realizohet atëherë Coutinho mund të lirohet për tu larguar.

Coutinho ka zhvilluar 34 ndeshje me Barcën duke shënuar 12 gola. /IndeksOnline/