18:39 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Coutinho nënshkruan për 5 vite me Barcelonën!

Coutinho (25 vjeç) është tashmë një lojtar i ri i FC Barcelona.

Në mungesë të marrëveshjes zyrtare, mediat spanjolle raportojnë se marrëveshja është mbyllur midis dy klubeve.

Barcelona ka arritur sot një marrëveshje me Liverpool-in për blerjen e brazilianit, i cili do të nënshkruaj për këtë sezon aktual 2017-2018 dhe pesë të tjerë. Kështu , kontrata e tij me Barcelonën përfundon në vitin 2023.

Tarifa e transferimit të 25-vjeçarit është plot 163 milionë apo 142 milionë funte.

Liverpooli do të marrë fillimisht 105 milionë funte para të gatshme, ndërsa pjesa tjetër do të lidhet me bonuset në bazë të performancës.

FC Barcelona ende nuk ka raportuar shifrat e transferimit, por burime nga mjedisi blaugran konfirmojnë marrëveshjën.

Prezantimi do të jetë të hënen e ardhshme në Camp Nou. Paraprakisht, lojtari do të kalojë testet mjekësore. /IndeksOnline/