Coutinho nesër operohet në gju

Mesfushori i Barcelonës Philippe Coutinho këtë javë pësoi një dëmtim të rëndë.
Braziliani lëndoi meniskusin e gjurit të majtë në ndeshjen kundër Eibarit, ku u inkuadrua në pjesën e dytë.
Barcelona ka njoftuar se Coutinho të shtunën do t’i nënshtrohet operimit në gju.
Ende nuk dihet saktë periudha kohore që do të mungojë ai por mediumet spanjolle raportojnë se minimumi 4 muaj do të jetë jashtë.
/Indeksonline/