75 Mall Live Search
22:19 / E Enjte, 25 Mars 2021 / OSH

COVAX shkeli marrëveshjen, më 17 mars ishte paraparë që vaksinat anti-Covid të arrinin në Kosovë

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk ka siguruar as edhe një dozë të vaksinës anti-Covid.

Njejtë si shumë shtete të botës që nga muaji mars i vitit të kaluar, edhe vendi ynë  po përballet me situatën e krijuar si pasojë e infeksionit nga virusi Sars CoV-2.  Përhapja e këtij virusi shkaktoi numër të madh të viktimave, poashtu shkaktoi edhe dëme të mëdha në shëndetësi e ekonomi në vend.

E për ta parandaluar gjithë këtë situatë tashmë janë zbuluar disa lloje të vaksinave që parandalojnë përhapjen e mëtejme të këtij virusi.

Por Kosova ka disa muaj që është në negociata me disa kompani për sigurimin e kësaj vaksine, Ende pa ndonjë rezultat!

E mungesa e vaksinave për Kosovën është bërë temë e diskutimit dhe kritikave ne drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në bazë të disa dokumenteve të siguruara shihen komunikimet e ish-ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kompanisë Covax rreth cështjes së sigurimit të vaksinave. Në dokument përshkruhet se më datë 4 mars nga kjo kompani ia kishin konfirmuar Ministrisë së Shëndetësisë se vaksinat e Astra Zenekës do të arrinin në kosovë me datë 17 mars 2021.

Edhe pse Covax kishte konfrmuar diçka të tillë, ajo nuk ndodhi. Vaksinat nuk kanë ardhur dhe nuk dihet arsyeja e voneses.

E në një dokument tjetër shihet komunikimi i sërishëm në mes të kompanisë Covax e Zemajt. Kësaj rradhe flitet për blerjen e vaksinave nga kjo kompani ku konfirmohej se nga fundi i shkurtit deri në fund të majit do të përfundonte i gjithë transporti i vaksinave për Kosovën. Por krejt në fund,  asnjëra nga kontratat nuk është realizuar nga kompania në fjalë.