11:55 / E Premte, 23 Shtator 2022 / k.v

​Raporti i fundit/ 15 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 190 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 60.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.062 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.662 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.137 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,780 persona.