75 Mall Live Search
14:52 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

COVID-19, 150 mijë qytetar grekë do të vaksinohen brenda janarit

Të paktën 150 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda janarit me vaksinën antiCOVID, sipas zëdhënësit të Qeverisë së Stelios Petsas, në Greqi do të arrijnë 300 mijë doza muajin e parë të vitit 2021.

Lajmi i Petsasit sot u bë i ditur në një intervistë për stacionin radiofonik “Parapolitika 90.1”, duke paralajmëruar se do të merren masa edhe më shtrënguese.

Ai theksoi se në ditën e ndërrimit të viteve familjet duhet të festojnë me sa më pak njerëz të jetë e mundur, pasi çdo grumbullim njerëzisht do të përbente rrezik për përhapjen e virusit.

Petsasi në fund të intervistës tha se në buxhetin e shtetit ka 7,5 miliardë euro për mbështetjen e qytetarëve, të cilët janë prekur ekonomikisht nga pandemia.

Greqia aktualisht ndodhet në një karantinë të pjesshme, Qeveria së fundmi mori edhe masa më shtrënguese përgjatë festave të fundvitit me qëllim eliminimin e sa më shumë rasteve të reja me koronavirusin në vend.