08:39 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Covid-19/ 20 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 112 pacientë me Covid-19 ndërsa prej tyre 20 pacientë janë në gjendje të rëndë e 87 pacientë po trajtohet me Oksigjeno terapi, e 2 pacientë janë në respirator.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 208 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha normale. Kanë lindur 4 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.

291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,678

analiza. 5 Operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme si dhe

167 Shërbime Radiologjike dhe atë: 116 Rëntgen, 34 EHO dhe 17 CT-ja.