18:45 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / Blerim

Covid-19/ 58 viktima dhe 942 raste të reja në Greqi

Vijojnë të jenë të larta shifrat e Covid-19 në Greqi.

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njofton se, në 24 orët e fundit janë zbuluar 942 raste të reja, ndërsa një ditë më parë shteti helen regjistronte 1,047 raste.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 443 pacientë janë të intubuar, ndërsa 58 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 137,918 të infektuar dhe 4,788 viktima.