Covid-19/ 8 pacientë në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në raportin e përditshëm që publikon Spitali i Përgjithshëm i Pejës bëhet e ditur se gjatë 24 orëve te fundit në këtë spital janë trajtuar me Covid-19 20 pacientë e prej tyre 13 janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, transmeton IndeksOnline.
Ndërkhë bëhet e ditur se janë kryer 18 operacioneve, e janë kryer 6 lindje. 5 prej tyre kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
260
pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për
trajtim të mëtutjeshëm.
255 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë
3,697 analiza.
151 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme
dhe atë: 98 rëntgen, 37 EHO dhe 16 CT-ja.