75 Mall Live Search
15:08 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Covid-19/ Aguero del pozitiv

Skuadra e Manchester Citytit është një nga klubet me më së shumti raste të Covidit-19 gjatë këtij sezoni.

Sot klubi njoftoi se sulmuesi, Kun Aguero ka rezultuar pozitiv dhe po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij në Manchester, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi argjentinas pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Cityt ndaj Cheltenhamit të shtunën dhe ndaj West Bromit të martën më 26 janar.

Kujtojmë se te klubi i Cityt kishte raste të tjera, midis tyre ishte edhe sulmuesi brazilian, Jesus./IndeksOnline/