75 Mall Live Search
10:19 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Covid-19 anulon Oktoberfestin në Bavari

Pandemia e koronavirusit ka anuluar qindra aktivitete kulturore, sportive dhe artistike në të gjithë botën dhe tashmë i erdhi radha dhe festës tradicionale të birrës në Gjermani, e njohur ndryshe si Oktoberfest.

“Jemi vendosur që të mos e organizojmë Oktoberfest për këtë vit”, deklaroi presidenti i Bavarisë, Markus Soeder. “Është një lajm i keq, por ky nuk është një vit normal”, shpjegon ai.

“Në kohën e pandemisë së koronavirusit nuk do të ishte e përgjegjshme të mbajme një festë popullore të tillë”, deklaroi Soeder.