75 Mall Live Search
17:28 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Covid-19 arsyeja pse Astrit Selmani nuk figuron në listën e Challandesit

Rastet e shumta të Covid-19 në skuadrën suedeze, Hammarby ia kanë shuar ëndrrën Astrit Selmanit.

Sulmuesi kosovar ka qenë në plan të ftohet nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline

Megjithatë klubi suedez është ‘goditur’ nga rastet e shumta pozitive me Covid-19. Rreth 16 lojtarë janë të infektuar me virusin dhe e gjithë klubi është karantinuar.

Kjo është arsyeja pse emri i Selmanit nuk figuron në listën e trajnerit, Challandes.

24-vjeçari ka bërë katër paraqitje dhe ka shënuar një gol gjatë sezonit./IndeksOnline/