13:55 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Covid-19: Formohet trupa koordinuese për inspektime për zbatimin e masave të Qeverisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi me një vendim të veçantë ka formuar Trupën koordinuese për inspektime për zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës për luftimin e Covidit-19, tranmseton IndeksOnline.

Trupa koordinuese inspektuese përbëhet nga Inspektorati i Tregut, Kolegjiumi për Inspeksion i AKK-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës dhe Inspektorati i Punës.

“Trupa koordinuese për inspektime koordinon aktivitetet dhe masat lidhur me zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës, rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetesisë Publike dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për luftimin e Covidit-19.”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu theksohet se kjo trupë koordinuese është në funksion të koordinimit të aktiviteteve midis nivelit qendror dhe nivelit komunal në zbatim të masave të Qeverisë së Kosovës në betejën e përbashkët institucional antiCovid-19.