75 Mall Live Search
15:54 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / B O

Covid-19 futet te skuadra e Rrahmanit, del pozitiv superylli i skuadrës

Napoli i Luciano Spalettit po përgatitet për ndeshjen e ditës së nesërme kundër Spezias pa Lorenzo Insigne.

Klubi njofton: “Pas testeve të kryera mëngjesin e sotëm, lojtari doli pozitiv me Covid-19. Lojtari do të respektojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij.”.

Pozitiviteti i Insigne ka alarmuar të gjithë klubin, i cili tashmë ka kryer një kontroll të ri në të ekipit dhe rezultatet pritet të zbulohen më vonë.