75 Mall Live Search
11:34 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Covid-19 ‘godet’ Interin, shumë rezultate pozitive

Virusi Covid-19 ka “goditur” skuadrën nga Serie A, Interin.

Përmes një komunikate për media, klubi italian ka treguar se ka shumë raste pozitive me virusin Covid-19, shkruan IndeksOnline.

Me test pozitiv kanë rezultuar, dy drejtorët menaxhues, Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta. Po ashtu edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, avokati i klubit Angelo Capellini dhe një anëtar i stafit teknik.

Sipas këtij informacioni, klubi italian pritet që t’i ndjekë të gjitha procedurat e përcaktuara nga protokolli shëndetësor./IndeksOnline/