75 Mall Live Search
14:25 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / OSH

COVID-19 i merr jetën 17-vjeçarit nga Elbasani dhe një 28 vjeçares nga Tirana

Koronavirusi së fundmi po shfaqet agresiv edhe ndaj moshave të reja. Një 28-vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën pasi ishte e infektuar me COVID-19. E reja, e cila ishte e martuar, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “COVID-1” në kryeqytet.

Mësohet se ajo nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese

COVIDI-19 i ka marrë jetën një 17-vjeçari nga Elbasani.

Po ashtu i riu ishte i shtruar prej disa ditësh në  spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk dihet ende nëse i riu që ka humbur jetën ka pasur sëmundje shoqëruese apo jo? Vdekja e tij shënon një nga moshat më të reja që prej fillimit të pandemisë. I riu ndodhej prej një jave i intubuar në Infektiv, ndërsa nuk ka detaje nga spitali për gjendjen e tij të rënduar duke qenë kaq i ri.

Ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1.071 qytetarë në Shqipëri, ndërsa në spitalet “COVID”, në Tiranë, dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 618 pacientë.

/lapsi.al