Covid-19 i merr jetën biznesmenit të njohur nga Istogu

Ka ndërruar jetë biznesmeni i famshëm istogas, Isë Osmanaj.
71 vjeçari ishte i infektuar që disa ditë me Covid-19 dhe po qëndronte i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Isë Osmanaj ishte një nga biznesmenët më të shquar në Istog në fushën e gastronomisë, ndërtimit, kontrollave teknike dhe derivateve.
Pak muaj më parë ai kishte hapur njërin nga restorantet më të bukura në Kosovë, “Troja” në Istog./IndeksOnline/