19:50 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / A. A

Covid-19 i shkakton probleme të mëdha ekipeve evropiane

Ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës kanë hasur në probleme të mëdha për të zhvilluar ndeshjet.

Shkak për këtë është pandemia Covid-19 dhe rregulloret strikte të disa shteteve evropiane, sidomos Anglia, Gjermania e Spanja.

Shumë klube janë detyruar që ndeshjet si vendës t’i luajnë jashtë shtëpisë së tyre.

Ndeshja Benfica – Arsenal do të zhvillohet në Romë me 18 shkurt, ndërsa takimi kthyes Arsenal – Benfica në Athinë më 25 shkurt.

/Indeksonline/