16:01 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Covid-19 ia shuan ëndrrën Astrit Selmanit?

Rastet e shumta të Covid-19 në skuadërn suedeze, Hammarby mund t’ia shuajnë ëndrrën Astrit Selmanit.

Sulmuesi kosovar ka qenë në plan të ftohet nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, shkruan IndeksOnline

Megjithatë klubi suedez është ‘goditur’ nga rastet e shumta pozitive me Covid-19. Rreth 16 lojtarë janë të infektuar me virusin dhe e gjithë klubi është karantinuar.

Kjo do të thotë se ardhja e Astrit Selmanit te Kosova bëhet shumë e vështirë.

24-vjeçari ka bërë katër paraqitje dhe ka shënuar një gol gjatë sezonit 2020/21./IndeksOnline/