12:17 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Covid-19/ JLO ndërpret xhirimet e filmit të ri

Filmi i ri i Jennifer Lopez është produksioni më i fundit i Hollywood-it i prekur nga rritja e personave të prekur me COVID-19 dhe variantet e tij të reja.

People ka konfirmuar se xhirimet e filmit “The Mother”, të planifikuara të kryhen jashtë shtetit janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive të virusit të lidhura me ekipin e prodhimit.

Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Lopez po xhironte skena që para vitit të ri.

Filmi, premiera e të cilit është planifikuar të jepet në vitin 2022, përqendrohet rreth një vrasëseje që del nga ku ishte fshehur për të mbrojtur vajzën e saj, ndërsa u shmanget sulmueve.