75 Mall Live Search
14:24 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

COVID-19/ Kryeministri përmend 4 rreziqe me të cilat mund të përballet shpejtë Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se prej fillimit të pandemisë motoja e Qeverisë të cilën ai e drejton ka qenë pa panikë, por me kujdes të shtuar.

Kurti në një konferencë për medie ka thënë se fillimi i dhjetorit e gjënë Kosovën më të qenë në gjithë Europën, sa i përket situatës me COVID-19, transmeton Indeksonline.

Krejt, kjo sipas tij, është arritur falë bashkëpunimit institucional dhe qytetarë.

“Megjithatë rreziku i lartë për një valë të re na detyron përsëri të rrisim vigjilencën. Janë katër rreziqe me të cilat mund të përballemi shumë shpejtë. Festat e fund vitit, dhe ardhja e mërgimtarëve e rrit dukshëm mundësinë e ngjarjes së shpërndarjes se virusit”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Shëndetësisë.

I pari i ekzekutivit, poashtu ka përmendur edhe shkallën e vaksnimint në vend si dhe ka folur për variantin e ri të virusit, i cili është shfaqur në Afrikë të Jugut.

Kryeministri ka thënë se mjeti ynë me i fortë për të mbrojtur veten mbetet vaksinimi.

Ai ka thënë se s’ka detyre për të më të rëndësishme se sa mbrojtja e jetës së qytetarëve.