Covid-19 mbetet aktiv në Prizren, 100 raste vazhdojnë të trajtohen

Në qytetin e Prizrenit sikurse edhe qytetet e tjera të Kosovës numri i të prekurve me Covid-19 vazhdon të mbetet shqetësues, transmeton IndeksOnline.
Ndonëse komuna e Prishtinës vazhdon të prij dukshëm nga të gjitha komunat e tjera me numri e të infektuarve dhe rasteve aktive, sipas statistikave ditore Prizreni qëndron thuajse çdoherë në krye të komunave me raste të konfirmuara me Covid-19.
Vetëm sot janë shënuar 17 raste të reja, ndërsa në të gjithë qytetin janë aktive 100 raste. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Rajonale Shëndetësore në Prizren, doktor Fadil Kryeziu./IndeksOnline/