COVID-19/ Mbi 1 milion euro do të investohen në blerje të pajisjeve mjekësore

Me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për transferim të mjeteve nga kategoria “Mallra dhe shërbime” në kategorinë “Shpenzime kapitale” në shumën prej 1 milion e 194 mijë e 550 euro, transmeton IndeksOnline.
Këto mjete transferohen në shërbimet përkatëse farmaceutike në projektin “Pajisje mjekësore” ku do të shtohet burimi i financimit të huamarrjes për arsye të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 për pajisje speciale mjekësore për nevojat e SHSKUK./IndeksOnline/