12:35 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Covid-19: Mbi gjysmë milion të infektuar në botë, Spanja raporton 832 vdekje

Numri i vdekjeve nga pandemia koronavirus në Spanjë u rrit në 5,690 të shtunën – me 832 vdekje të raportuara në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ky njoftim erdhi përderisa numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në më shumë se 104,000, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, me numrin e vdekjeve që tejkaluan shifrën 1,700.

Ndërkohë, Italia njoftoi 919 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i madh i viktimave të koronavirusit të raportuara në një vend brenda hapësirës 24 orëshe që nga shpërthimi i virusit në fund të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në Itali tani është 9,134.

Në të gjithë botën, numri i rasteve të të prekurve me koronavirus ka arritur në më shumë se 607,965, nga të cilat më shumë se 132,688 njerëz janë shëruar, ndërsa më shumë se 28,125 kanë vdekur.


Numri i vdekjeve në Iran rritet në 2,517

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Iran u rrit në 2,517 pasi zyrtarët shëndetësorë njoftuan 139 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Kianoush Jahanpour, zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë, tha se 3,076 persona u konfirmuan se kishin kontraktuar virusin, duke e çuar totalin në 35,408. Ai shtoi se më shumë se 3,200 pacientë ishin në gjendje kritike.

Sidoqoftë, ka edhe 546 persona që janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rikuperimeve në 11,679, sipas Jahanpour.

Coronavirus precautions in Iran- - TEHRAN, IRAN - MARCH 26: Health officials check body temperature of drivers and passengers at the entrance

Tokio regjistroi rritje rekord të rasteve në një ditë

60 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, sipas transmetuesit kombëtar NHK.

Shifra shënon një rritje rekord të përditshme dhe vjen në mes të një rritje javore të numrit të infeksioneve, gjë që ka bërë që vendi të rritë përpjekjet për të përmirësuar shpërthimin.

Guvernatori i Tokios Yuriko Koike, u ka kërkuar banorëve në kryeqytet dhe rajoneve përreth që të shmangin daljet e panevojshme dhe jourgjente deri më 12 prill.


Rritet numri i rasteve me koronavirus në Gjermani

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani u rrit për 6,294 në krahasim me një ditë më parë ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 55, njoftoi Instituti Robert Koch.

Në total, Gjermania ka raportuar 48,582 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 325 vdekje.


Papa mban shërbesë për lehtësim në kohë pandemie – i vetmuar, pa besimtarë

Papa Françesku ka mbajtur një shërbesë dramatike, i vetmuar në Sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit, duke i kërkuar botës që të shohë pandeminë e koronavirusit si një provë solidariteti dhe një kujtesë e vlerave themelore.

Duke folur në një shesh të zbrazët para se të jepte bekimin “Urbi et Orbi” (qytetit dhe botës), ai tha të premten se kriza shëndetësore i vendosi të gjithë “në të njëjtën barkë”.

Pope Francis delivers an extraordinary

Wuhan fillon të hapet pjesërisht pas izolimit dymujor

Qyteti kinez ku filloi pandemia koronavirus, Wuhan, është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolimi.

Turma të pasagjerëve shihen në fotografi kur mbërritën në stacionin e trenit Wuhan të shtunën.

Njerëzit po lejohen të hyjnë, por jo të largohen, sipas raportimeve.


Covid-19, bllokohet Rusia

Rusia po fillon atë që presidenti i këtij vendi Vladimir Putin, e quajti një “javë jo pune”.

Ky veprim vjen si përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Zyrtarët tani lënë të kuptohet se kufizimet e reja mund të vazhdojnë përtej 5 prillit, në varësi të situatës shëndetësore.

Numri i rusëve të infektuar me Covid-19 kaloi 1,000 ditën e premten, me shumicën e rasteve të zbuluar në Moskë.