75 Mall Live Search
09:00 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Covid-19 ndikon që kompania gjigante t’i cilësoj kosovarët si heronjë

Kompania gjermane ‘Teleperformance’ që disa vite është duke operuar edhe në tregun kosovar, e ku ka të punësuar një numër të madh puntorësh, ka shkruar për kosovarët dhe punën e tyre.

Kjo kompani vazhdoi punën në Kosovë edhe pas përhapjes së pandemisë covid-19, duke i zbatuar të gjitha masat e sigurisë.

E siç duket puna dhe kujdesi i kosovarëve i lanë përshtypje të mëdha kompanisë gjermane.

Kjo kompani përmes një shkrimi i cilësoi puntorët kosovarë si të guximshëm, të motivuar, të talentuar dhe njerëz për të cilët limiti i punës është qielli.

Madje puntorët kosovar edhe janë cilësuar si heronjë të kësaj kompanie.

Kurse menaxheri i kompanisë, Dimitris Kerastaris ka bërë thirrje që përshtypja për kosovarët të ndryshohet dhe që kosovaret të trajtohen si popull me guxim, motivim dhe talent.

Po ashtu në këtë artikull është thënë që sipas shkrimeve të mëparshme Kosova është cilësuar si shteti më i varfër në Evropë mirëpo sipas tyre kjo gjë duhet të rishikohet edhe njëherë dhe  të vlerësohet se çfarë nënkuptohet me fjalën fjalën ‘i varfër’.

Andaj siç duket në një anë koronavirusi ka pasur një aspekt pozitiv, duke e ndryshuar kështu mendimin e kompanive për puntorët kosovar dhe punën e tyre.