75 Mall Live Search
19:13 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Covid-19 në Itali, regjistrohen shifrat më të larta që prej muajit maj

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 3 viktima dhe 1,071 të infektuar.

Shifra të tilla, nuk ishin regjistruar në vend që prej muajit maj.

Aktualisht, në vendin fqinj, në total janë shënuar 35,460 viktima nga Covid-19, dhe 258,136 të infektuar.

Të shëruar janë 205,203 ndërsa raste aktive janë 17,503 pacientë.