75 Mall Live Search
08:32 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

COVID-19 në Kosovë: 11 mijë e 551 raste aktive

Në raportin 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të së hënës janë raportuar pesë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë, 555 të shëruar si dhe 329 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin korona dhe 1.203 raste të vdekjes.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 34.155 raste, kurse i rasteve aktive është 11.551.