07:40 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

COVID-19 në Kosovë. 1,152 raste aktive

Nga 8 shkurti deri më 24 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitivë rezultojnë gjithsej 2.363 raste, me gjithsej 40 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24- orëve të fundit janë shëruar 63 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 1.171 raste.

Kjo bën që në vendin tonë aktualisht të jenë 1,152 raste aktive me COVID-19.Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.