15:22 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

COVID-19/ Në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 202 pacientë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, përmes një tabeleje ka dhënë statistikat e fundit në lidhje  me numrin total të rasteve që janë spitalizuar dhe atyre me COVID-19 në QKUK dhe Spitalet Rajonale.

Gjithsej, janë duke u trajtuar 202 pacientë, 4 nga ta janë në respiratorë, 6 në CPAP, ndërsa në oksigjeno-terapi janë 129.  Nga ta të konfirmuar me COVID janë 124, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre të dhënave, del se në Klinikë Infektive brenda QKUK-së, janë 49 pacientë të hospitalizuar, në atë të Pulmologjisë 54, në Anestesion 9 pacientë, ndërsa në atë të Pediatrisë 2.

Sa i përket Spitaleve të Përgjithshme, në atë të Prizrenit janë hospitalizuar 26 pacientë, 18 nga të konfirmuar me virusin corona. Sakaq në Spitalin e Gjakovës, trajtim mjekësor janë duke marrë 17 persona, 13 me COVID.

Në Spitalin e Pejës, 20 persona janë shtrirë, 13 nga ta të infektuar me COVID. Në Spitalin e Ferizajit janë 7 pacientë, 2 nga ta të konfirmuar me virusin corona dhe në të Gjilanit, 18 pacientë, vetëm një ende i pakonfirmuar nëse është prekur nga COVIDI./Indeksonline