75 Mall Live Search
07:57 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Covid-19 në SHBA: Për të 34-tën ditë me radhë mbi 100 mijë persona shtrihen në spital

128 mijë e 210 persona të infektuar me koronavirusin janë të shtruar nëpër spitalet në SHBA.

Sipas “COVID Tracking Project” ky është numri më i lartë i të shtruarve në spitale, që nga fillimi i pandemisë në SHBA.

Kjo është dita e 34-të radhazi që SHBA-ja raporton mbi 100 mijë pacientë të shtruar në spitale.

Sipas të dhënave të CTP-së, numrat më të lartë të shtrimit janë regjistruar në këto ditë:

4 janar: 128 mijë e 210 pacientë
3 janar: 125 mijë e 544
31 dhjetor: 125 mijë e 379
30 dhjetor: 125 mijë e 218
1 janar: 125 mijë e 047