75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 20 Janar 2022 / LB

COVID-19 në Shqipëri, tre të vdekur e 14 persona në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 71634 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2.383 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre persona të prekur me COVID-19, ndërsa 1.754 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.