75 Mall Live Search
13:52 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

COVID-19: 56 pacientë të shtruar, 20 me oksigjenoterapi, në Spitalin e Gjakovës

Sipas raportit të ekipit kujdestar që udhëhiqet nga mjekët: Pashk Nikaj, Arben Veselaj, Baton Lleshi, Flamur Marku e po ashtu edhe mjekët e rinj dhe infermierët e ndërrimeve në Spitalin e Gjakovës më 22.07.2020 gjendja është si vijon:

• 56 pacientë të hospitalizuar që trajtohen për Covidin-19,
•7 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19,
•49 pacientë presin rezultatet ose mostrat për testet,
•20 pacientë janë me oksigjenoterapi.

“Duke respektuar udhëzimet na ndihmoni ne”, thuhet në fund të njoftimit.