COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë/ 33 pacientë po trajtohen, 9 punonjës shëndetësor të infektuar

Stafi i Spitalit “Sheikh Zayed” vazhdon t’i trajtojë personat e dyshuar apo të konfirmuar me COVID – 19, me vëllim shumë të madh të punës.
Në pajtim me raportin e datës, 04.08.2020, në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri, janë duke u trajtuar;
– 33 pacientë, prej tyre të intubuar 3, në oksigjen janë 27 pacientë.
– Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 22, ndërsa 11 janë në pritje të rezultatiti, eventualisht të testimit.
– Kontrolla ambullantore kanë qenë 45.
– Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor, infermierik, administrativ e teknik, në pëgjithësi janë 9 të infektuar.
#mbaje_maskën ?
#respekto_distancën ⬅️➡️
#kujdes_higjienën ?