75 Mall Live Search
15:20 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

COVID-19 në Vushtrri/23 të shëruar e 9 raste të reja

Janë konfirmuar 241 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, e 9 nga to janë nga Vushtrria.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, përmes një postimi në FB ka thënë se janë edhe 23 raste të shëruara.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sapo u konfirmuan 23 raste të shëruara nga Covid 19 në komunën tonë, e po ashtu edhe 9 raste të reja pozitive! Ju lutëm vazhdoni të respektoni masat preventive pasi virusi ndodhet kudo dhe nuk na kursen pa dallim.

E gjithë beteja dhe energjia jonë duhet të bashkohet që ta mbajmë lakoren epidemike në favor të zvogëlimit të rasteve aktive, siç e kemi sot situatën me statistikat mjekësore. Respektoni masat parandaluese tashmë të njohura përdorimi i maskave, distanca fizike dhe higjiena personale.