COVID-19, një pacient në Infektivë në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, edhe sot janë vetëm 7 raste të hospitalizuar me COVID-19.
Tre raste janë në gjendje stabile, dy raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 2 raste janë në gjendje më të rënduar.
Këta dy të fundit janë duke u trajtuar në repartin e mjekimit intensiv, njëri prej tyre është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik.
Ndersa sot nga klinika lirohen 2 pacientë të shëruar.
Ndryshe në Kosovë aktualisht janë të infektuar 989 persona, të shëruar janë 769, ndërsa numri i të vdekurve si pasojë e Covid-19 ka shkuar në 29. /IndeksOnline