Covid-19/ Plazhet mbushen me pushues, nuk mungojnë edhe kosovarët!

Komuna e Budvës në Mal të Zi është vërshuar këtë të shtune nga turistë të huaj.
Ndonëse Podgorica zyrtare është një nga vendet e goditura nga koronavirusi, pushuesit nuk ka hezituar të shkojnë në plazhe.

Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku shihen plazhet me pushues, përfshirë edhe ata ngaRepublika e Kosovës.


Rritja e numrit të vizitorëve në plazhet e Evropës Veriore pas lehtësimit të masave kufizuese dhe temperaturave të larta, ka alarmuar zyrtarët dhe ekspertët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se duhet ende shumë kohë që kjo pandemi të largohet dhe u ka bërë thirrje qeverive e qytetarëve që të adoptojnë sjellje që minimizojnë transmetimin e Covid-19. /Indeksonline/









