75 Mall Live Search
18:17 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / Blerim

COVID 19 po bënë kërdinë në Itali, 636 të vdekur dhe rreth 38 mijë raste të reja

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Evropë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 636 persona dhe janë infektuar 37,978 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 43,589 ndërsa numërohen në total  1,066,401 pacientë të infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 387,758  persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rendë për jetën është 3,170 pacientë.