75 Mall Live Search
16:35 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Covid-19/ Policia me aksion të gjerë, kontrollohen disa lokale

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë natës së mbrëmshme, ne 22 lokacione, në komunë e Prishtinës, Ferizajt dhe Prizrenit.

Siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar për medie policia bazuar në informacionet intelegjente dhe nga burimet e hapura, disa lokale të cilat ofrojnë shërbime  për masazhe, edhe përkundër ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë në këtë kohë pandemie, dyshohej se kanë kryer veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale, duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe të vet personave pjesëmarrës.

Bazuar në këtotë dhëna policia mëpas ka zhvilluar aksionin e saj ku ka gjetur disa lokale të hapura,përkundër që një gjë e tillë nuk është lejuar.

Bazuar në urdhëresat e prokurorive kompetente janë realizuar kontrolle në:

Prishtinë – janë kontrolluar (14) lokacione, prej tyre (6) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 23 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Ferizaj – objekt kontrolli kanë qenë (3) lokacione, por që kanë qenë të mbyllura, përderisa është kontrolluar edhe një restorant por nuk është vërejtur ndonjë dyshim.

Prizren – objekt kontrolli kanë qenë (4) lokacione, prej tyre (2) kanë qenë të hapura, ku janë takuar 12 persona, ndaj të cilëve janë marrë masat e nevojshme ligjore.

Policia tutje thekson se mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që bien ndesh me mos respektimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes së pandemisë.