Covid-19 prek ekipin e Rashicës, anulohet ndeshja miqësore

Norwich City ka konfirmuar anulimin e ndeshjes miqësore ndaj Coventryt që ishte planfikuar të zhvillohej sot nga ora 19:00.
Klub anglez njofton se një numër i vogël i lojtarëve janë prekur nga koronavirusi dhe kjo ka shtyrë zyrtarët të anulojnë ndeshjen, transmeton Indeksonline.
Ekipi i Milot Rashicës ndeshjen e ardhshme e luan kundër Sheffield United më 31 korrik.
/Indeksonline/