75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Covid 19, problemi kryesor për transferimin e Traore në Evropë

Ylli i skuadrës së Trepça ’89,  Lassine Traore, padyshim se do të ketë një të ardhme të ndritur, shkruan BlicMedia.

Futbollisti nga Mali është dëshira e madhe e skuadrave të njohura evropiane si Fenerbahche, Trabzonspor,  Dinamo Zagreb, Hajduk Split, Boavista dhe Standard Liege.

Të gjitha këto skuadra janë tè interesuara për shërbimet e Traore, e dsia nga këto skuadra i kanë dërguar edhe vizat për yllin e Trepçës 89.

Hajduk Split dhe Boavista janè skuadrat që së fundmi i kanë dërguar vizat për Traore, por shkaku i pandemis covid 19, futbolllisti nga Mali nuk ka mundur të pajiset me Vizë për të udhëtuar në Evropë.