75 Mall Live Search
08:49 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Covid-19/ Profesori universitar Milazim Krasniqi, shtrihet në spital

Ka disa ditë që po përballej me Covid-19, por se gjendja shëndetësore e profesorit universitar, gazetarit e shkrimtarit, Milazim Krasniqi ka filluar të rëndohej. Ai ka njoftuar përmes një statusi në Facebook se bashkë me bashkëshorten e tij janë duke u trajtuar në QKUK që nga mbrëmë.

E vetmja që ka kërkuar Krasniqi nga qytetarët tani është që të bëjnë lutje për të dhe bashkëshorten e tij që ta kalojnë me sukses këtë sprovë të rëndë.