75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Covid-19: Publikohet rezultati i testimit të deputetëve të LDK-së, kontaktet me Arben Gashin!

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilit kishin kontakte me shefin e tyre të Grupit parlamentar, Arben Gashi, kanë marrë rezultatet e testimit nga ISHKP-ja.

Indeksonline mëson se pesë deputetët dhe stafi i Zyrës së LDK-së në Kuvend kanë rezultauar negativë me Covid-19.

“Kujtim Shala, Doruntinë Maloku, Shkëmb Manaj, Ilir Ferati dhe Shkëlzen Hajdini si edhe anëtarët e stafit mbështetës të Grupit parlamentar të LDK-së, kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, 50 ishte numri i deputetëve dhe stafit administrativ të Kuvendit të Kosovës të cilët u testuan.

Testimi i deputetëve dhe stafit administrativ u bë pasi deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi kanë dalë pozitivë në COVID-19. /Indeksonline/