Covid-19: Shërbimi konsullor i Ambasadës së Kosovës, në Bruksel, pezullon ofrimin e të gjitha shërbimeve

Duke u bazuar në vendimet e fundit të institucioneve përgjegjëse të Mbretërisë së Belgjikës, lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës, në Bruksel, do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve konsullore deri në një njoftim tjetër me përjashtim të rasteve emergjente të dëshmuara:
Raste emergjente konsiderohen:
– Fletëudhëtime emergjente;
– Lejekalime për riatdhesim në rastet e vdekjes.
Të gjithë bashkatdhetarët që tashmë kanë aplikuar për pasaporta dhe kanë pranuar njoftimin me SMS se pasaporta e tyre është e gatshme, të kontaktojnë përmes kontakteve si më poshtë në mënyrë që të caktojnë termin për të ardhur dhe për të tërhequr pasaportat e tyre.
Shërbimi konsullor mund të kontaktohet përmes:
E-mailit: consulate.brussels@rks-gov.net
Tel. : +32 2 7732730 (çdo ditë pune nga ora 14.00-16.00)
Mob. : +32 485 18 32 02 (vetëm për raste emergjente)