Covid-19, shkon në 736 numri i të prekurve, 10 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 736.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një dalje për mediat bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 10 raste të reja.
Ndërkohë numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 12 pacientë të tjerë, duke e çuar në 422 numrin total.
Ndërsa betejën me COVID-19 deri tani e kanë humbur jetën 28 pacientë.