75 Mall Live Search
12:15 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Covid-19/ Testohen 13 mjekë e infermierë në Kaçanik

Komuna e Kaçaniku ishte ndër komuna e pakta në Kosovë që arriti t’i rezistoj për një kohë të gjatë infektimit me Covid-19. Mirëpo sikurse e tërë Kosova edhe kjo komunë nuk shpëtoj pa u prekur nga ky virus.

Ata që përballen vazhdimisht me të infektuarit dhe të gjitha rastet e pacientëve që  vijnë për tu mjekuar janë doktorët dhe stafi mjekësor, e  për të cilët jo rrallë herë  është thënë se janë në vijën e parë të frontit.

IndeksOnline, mëson se pikërisht një grup prej 13 personash nga stafi mjekësor në Kaçanik, sot do të testohen për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Ndryshe në Kaçanik aktualisht janë shtatë persona të infektuar nga Covid-19, ndërsa në gjithë Kosovën janë të infektuar 856, ndërsa kanë vdekur 26 persona./IndeksOnline/