15:06 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Covid-19 ua merr jetën edhe 13 personave të tjerë

IKShPK-ja sapo ka njoftuar se në mbarë vendin gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, 13 persona, duke e dërguar kështu në total numrin e atyre që nuk arritën t’i mbijetojnë këtij virusi në 269, raporton IndeksOnline.

Ndërsa ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 477 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 225 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.190 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.815.