75 Mall Live Search
16:10 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

COVID-19 ua merr jetën edhe 52 qytetarëve në Serbi

Në 24 orët e fundit, në Serbi kanë vdekur 52 persona nga COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe 5 mijë e 657 raste të reja të të infektuarve.

Kosovo–online shkruan po ashtu se aktualisht të hospitalizuar atje janë 6 mijë e 595 pacientë, ndërsa 285 janë të lidhur me respiratorë, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani, 8 mijë e 683 qytetarë të Serbisë kanë vdekur si rezultat i koronavirusit, dhe shkalla e vdekshmërisë është 0.87 përqind.