Covid-19/ Zidane rezulton negativ, Perezi pozitiv

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rezultuar pozitiv në testet për Covidin-19.
Klubi madrilen pëmes një komunikate ka treguar se Perezi ka rezultuar pozitiv, shkruan IndeksOnline.
“Njoftojmë se presidenti ynë, Perez ka rezultuar pozitiv. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ndonjë simptomë”, shkruhet në njoftimin e Real Madridit.
Lajm i mirë për madrilenët është kthimi i Zinedine Zidanes, ky i fundit ka rezultuar negativ./IndeksOnline/
Comunicado Oficial#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 2, 2021