08:46 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Covid/ 25 pacientë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 133 pacientë me Covid-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë me respirator (CPAP), 93 pacientë me oksigjenoterapi, ndërsa nga këta 25 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndryshe bëhet e ditur se gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 152 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 18 pacientë janë shtruar për trajtim të mëtejshëm.

1 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore.

265 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.511 sosh, ndërsa janë kryer 3 operacione.

137 shërbime radiologjike janë kryer dje: 133 në rëntgen, 14 EHO dhe 10 CT-e.